5 minuta, 5 drama, Serie A pushtohet nga golat në minutat e fundit 06/09 23:17
Nuk ka zgjatur shumë aventura e Fabio Grossos në stolin e Fiorentinës.
Klubi italian ka vendosur të shkarkojë trajnerin pas vetëm tri javësh kampionat, duke e bërë atë të parin teknik që humbet vendin në Serie A këtë sezon.
Starti i Fiorentinës ishte katastrofik: tri humbje në tri ndeshje, zero pikë, vetëm një gol i shënuar dhe nëntë të pësuar. Pas humbjes së fundit 1-2 në shtëpi ndaj Torinos, durimi i klubit mori fund.
Më herët, skuadra ishte mundur 4-0 nga Roma dhe 0-3 në shtëpi nga Frosinone. Grosso, i cili ishte emëruar në qershor pas largimit të Paolo Vanolit, largohet kështu nga Fiorentina pas një aventure që zgjati vetëm disa muaj.
Top Channel