Ambasadorja e SHBA në Mal të Zi: Kujdes liderët që vënë interesat partiakë para atyre të vendit!

08/10/2022 11:59

Një nga konferencat kryesore politike dhe të sigurisë në Europën Juglindore, Forumi 2BS organizuar nga Këshilli Atlantik i Malit të Zi po mbahet në qytetin malazez Budva me në fokus sfidat e reja që ka sjellë lufta e Ukrainës dhe tek domosdoshmëria e përforcuar në këto kushte, e një të ardhmeje Euro-Atlantike për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadorja amerikane në Podgoricë, Judy Reising Rajnke theksoi në takim se kërcënimi më i madh për Malin e Zi në këto momente është një qeverisje që vendos interesat partiake para atyre të vendit. Tre lloje kërcënimesh identifikoi shefja e misionit diplomatic të SHBS-së: ato të jashtme, të brendshme dhe ekzistenciale.

“Bota ndryshoi në 24 shkurt me përpjekjen kriminale të Rusisë për të zhdukur sovranitetin e Ukrainës. Për këtë arsye, bashkëpunimi ynë për sigurinë është më i rëndësishëm se kurrë. Kërcënimet e brendshme janë diçka që shqetëson dhe rrit ndarjet në shoqëri, ndërsa kërcënimet ekzistenciale, janë diçka që rrezikojnë sigurinë e Malit të Zi në të ardhmen afatgjatë, dhe kjo është paaftësia për të zgjidhur korrupsionin e rrënjosur, u shpreh ajo, duek shtuar se korrupsioni.

“Duhet të them se kërcënimi i vërtetë është qeveria që arrin të vendosë interesat partiake mbi interesat shoqërore”, ishte komenti i prerë i saj. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, nga ana tjetër deklaroi me bindje se pas sulmit kibernetik ndaj Qeverisë së Malit të Zi, qëndron Rusia.

“Mali i Zi është i ekspozuar ndaj një sulmi kibernetik që vjen nga një grup rus, ne pamë diçka të tillë në Bosnje dhe Hercegovinë, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Por ne jemi të pranishëm, në Kosovë kemi 20 mijë ushtarë atje dhe kjo është prania më e fortë ushtarake në Ballkan, sepse duam të garantojmë paqen në rajon “, u shpreh ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA