Aksident i rëndë në Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Shpresat për një inaugurim të mbarë të projektit impresionues të ‘shtëpisë fluturuese’ në Panama duket se u fundosën shpejt kur struktura përfundoi gjysmë e zhytur në ujë.
Miliona shtëpi pluskuese ekzistojnë në botë, në formën e barkave të lumenjve qytetarë ose jahte luksoze, të krijuara për të jetuar në ujë, por ky prototip i ri i ndërtuar nga ‘Ocean Builders’ kërkonte ta ngrinte çështjen në një tjeter nivel.
I mbiquajtur SeaPod, projekti pretendonte aftësi ekologjinë dhe vetë-gjeneruese, në të njëjtën kohë me panoramat më të bukura detare.
Projekti ka një hapësirë banimi prej 120 m katrorë që qëndrojnë 2.5 metra mbi sipërfaqen e detit me çmime që nisin nga $295,000 deri në $1.5 milionë (£1.3m).
Por për fat të keq prezantimi nuk shkoi sipas planit megjithse në ceremoni në muajit të kaluar ishte dhe presidenti i Panamasë Laurentino Cortizo.
Pas ngjarjes prodhuesit thanë në një deklaratë se incidenti ndodhi vetëm në fund të ditës së dytë të ceremonisë. “Një prej sistemeve të pompave shkaktoi mbytjen e vaskës së xhakuzit, dhe kjo shkaktoi animin e objektit”, thanë ata.
Top Channel