Prototipi i ‘shtëpisë lundruese’ $1.5 mln fundoset gjatë ceremonisë së përurimit (fotot)

07/10/2022 16:54

Shpresat për një inaugurim të mbarë të projektit impresionues të ‘shtëpisë fluturuese’ në Panama duket se u fundosën shpejt kur struktura përfundoi gjysmë e zhytur në ujë.

Miliona shtëpi pluskuese ekzistojnë në botë, në formën e barkave të lumenjve qytetarë ose jahte luksoze, të krijuara për të jetuar në ujë, por ky prototip i ri i ndërtuar nga ‘Ocean Builders’ kërkonte ta ngrinte çështjen në një tjeter nivel.

I mbiquajtur SeaPod, projekti pretendonte aftësi ekologjinë dhe vetë-gjeneruese, në të njëjtën kohë me panoramat më të bukura detare.

Projekti ka një hapësirë banimi prej 120 m katrorë që qëndrojnë 2.5 metra mbi sipërfaqen e detit me çmime që nisin nga $295,000 deri në $1.5 milionë (£1.3m).

Por për fat të keq prezantimi nuk shkoi sipas planit megjithse në ceremoni në muajit të kaluar ishte dhe presidenti i Panamasë Laurentino Cortizo.

Pas ngjarjes prodhuesit thanë në një deklaratë se  incidenti ndodhi vetëm në fund të ditës së dytë të ceremonisë. “Një prej sistemeve të pompave shkaktoi mbytjen e vaskës së xhakuzit, dhe kjo shkaktoi animin e objektit”, thanë ata.

FOTO GALERI
1/3
'Shtëpia lundruese’ $1.5 mln fundoset gjatë ceremonisë

Top Channel