Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste takoi këtë të enjte në mëngjes kreun e shtetit, Bajrma Begaj në selinë e Presidencës, për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve lokale.
Pas takimit, ne një deklaratë për mediet, Balla tha se PS nuk ka propozuar një datë konkrete, pasi është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje, në çdo datë që cakton Presidenti brenda afatit ligjor. Balla shprehet i bindur se e majta do të jenë fituese e këtyre zgjedhjeve.
“Zgjedhjet do të zhvillohen brenda afatit, duke marrë në vlerësim dhe ndonjë festë zyrtare. Ne nuk kemi qenë të prerë në një propozim tonin, besojmë që Presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet. Jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhje dhe t’i fitojmë në çdo datë që caktohet”.
Sipas kodit zgjedhor, data e zgjedhjeve mund të mbahen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj. Por me gjasa data që pritet të shpallë Presidentin Begaj për zgjedhjet e reja lokale do të jetë e diela e 14 majit të vitit që vjen.
Sa i përket reformës territoriale ai tha: Unë do të hezitoja sot t’ju jepja një përgjigje, por mirëpres që anëtarët e komisionit t’ju lënë më shumë vend ekspertëve.
Gazetarja: A do të fitojë PS në zgjedhje?
“Do të kemi kohë të flasim prapë, por në secilën bashki të PS kemi bërë një punë të shkëlqyer, por një gjë është e sigurt që çdo shqiptar e di, ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”, tha ai.
Në lidhje me hapjen e dosjeve të ish-sigurimit, Balla tha: Juristët kanë këndvështrimet e tyre, unë i respektoj se ajo që duhet të dalin në fund është e konsultuar më së miri. Ne do të ecim me këtë propozim si nevojë që ka mbështetjen, duhet të marrë fund, besoj që ju keni të gjithë hapësirën që të kuptoni se sa e pritshme është një lloj hapje tërësore e dosjeve, ne do ta mbështesim propozimin dhe natyrshëm unë vazhdoj të insistoj që personat kanë shkatërruar jetën e shumë shqiptarëve.
Top Channel