SHBA nuk ngopet me kaq/ Synon organizimin e Botërorit 2038, përgatit ofertë miliardëshe për FIFA-n Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja ka prezantuar ditën e sotme disa nga vendimet e Qeverisë.
Gjatë fjalës së tij ai foli edhe për protestat, ndërsa para Kryeministrisë kishte ende qytetarë që kërkonin dorëheqjen e Ramës.
“Një sezon në nivel rekord, numër të lartë pushuesish, turistësh, tranzituesish. Do doja të theksoja tipologjinë e re të plazheve publike. Kemi një risi këtë vit, për të bërë të mundur që të kemi një rregullator për çmimet dhe tarifat. Tipologjia është që të kemi, krahas plazhit të virgjër pa asgjë, ku qytetarët mund të vënë çadrën e tyre, stolin, të bëjnë një pushim pa asnjë pagesë dhe pengesë, kemi edhe nga ato plazhe që disa bashki kanë vendosur çadra, shezlongë dhe shërbime të tjera hidrosanitare, i cili në disa bashki është tarifuar me disa tarifa që kanë tavane, p.sh. 400 lekë, disa 700 lekë etj. Kjo është në raport të madhësisë së plazhit. P.sh., në jug, në krahasim, kostot për t’i mirëmbajtur këto plazhe nga erozioni etj., kostot që bashkitë kanë janë shumë më të larta, prandaj edhe kërkesa është më e lartë.
Tipologjitë e plazheve kanë bërë të mundur që edhe plazhet private t’i ulin në çmimet e tyre këto tavane. Rritet aksesi i publikut, për çdo qytetar një akses më ekonomik. Plazhi nuk është vetëm rri, pushoj e largohem, aty konsumojmë, duhet një shërbim i vazhdueshëm. Ka pasur disa fatalitete këtë vit. Po bëjmë ç’është e mundur për vrojtuesit. Edhe prindërit apo shoqëruesit duhet të bëjnë kujdes të madh që të pushojnë aty ku ka vrojtues. Ka një mbulim me vrojtues, sepse në gjithë vijën bregdetare shqiptare ka edhe vija pa menaxhim. Duhet të ketë shumë përgjegjësi të madhe nga ata që shoqërojnë të mitur. Nëse s’ka vrojtues, duhet të ketë sinjalistikë.
Task-forca ndërinstitucionale është mbledhur dhe është në detyrë për menaxhimin dhe koordinimin.
Kjo lidhet me kulturën tonë të mirëmbajtjes së mjedisit. Kemi ende problematika që lidhen me shkarkimet, në zona që nuk ka pasur ende ndërhyrjen për kanalizimin. Sfida është shumë e madhe. Sa më shumë turistë të kemi, aq më e madhe është sfida për të menaxhuar mbetjet.
Mund t’ju them vetëm që unë jam vetë i lidhur shumë historikisht dhe shpirtërisht me protestën si institucion. Matemi shumë dhe jam matur shumë duke folur shpesh edhe se si ne po reflektojmë në çdo aspekt për çfarë ne kuptojmë se është një mangësi informacioni, dëgjese, mospjesëmarrjeje, që ne të bëjmë ç’të jetë e mundur që vendimmarrja të jetë sa më e mirë dhe në standard me BE. Mund të ketë moment që ne mund të jemi më kritikë edhe ndaj vetes. Që të themi në mënyrë të beftë për një ngjarje që nisi nga diçka që ishte e dënueshme, që u adresua në mënyrë të menjëhershme nga shteti, dorëheqjen dhe të gjithë për tokë, të lëmë çdo gjë në mes dhe të heqim dorë nga gjithçka, si dikur, çfarë po propozohet, kjo kalon përtej nesh dhe është një gjë që nuk merr parasysh asnjë nga përgjegjësitë tona ndaj qytetarëve.
Është në respekt të vetë protestës që ne të sillemi me përgjegjësi ndaj atyre që na kanë votuar, pavarësisht numrit se sa janë sot. Vetëm kështu mund të mendojmë që mund të kemi një rezultat më të mirë për atë që mund të ketë ndodhur. Nuk mund të kemi një Shqipëri përmbys befas, menjëherë, kur PS dhe institucionet që na janë besuar kanë kaluar sfida që ju i dini shumë mirë. Shqipëria sot është më mirë se kurrë më parë. Kjo s’do të thotë që do të hidhen poshtë çfarë janë bërë në këto vite. Ky mandat sapo ka filluar, nuk mund të vihet mandati në diskutim në këtë nivel. E shohim ndjeshmërinë e qytetarëve. Për pjesën tjetër jemi të qartë që ujku mjegull do, e shfrytëzojnë mjegullën për qëllime të tjera që nuk janë në shërbim të qytetarëve tanë”, u shpreh Gonxhja.
Top Channel