Masakër në Meksikë, vritet me breshëri plumbash kryetari i bashkisë dhe 18 persona të tjerë

06/10/2022 17:02

Persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje kryetarin e një qyteti të vogël në perëndim të Meksikës dhe 18 persona të tjerë.

Policia ka deklaruar se persona të armatosur sulmuan bashkinë e San Miguel Totolapan në orën 14:00, ndërsa Partia e majtë PRD e kryebashkiakut Conrado Mendoza Almeda dënoi vrasjen dhe kërkoi drejtësi.

Sipas BBC për sulmin është fajësuar banda kriminale Los Tequileros, e cila është e lidhur me një kartel të fuqishëm droge.

Breshëria e plumbave la të vdekur oficerët e policisë dhe punonjësit e këshillit, të cilët ndodheshin aty.

San Miguel Totolapan shtrihet në zemër të një rajoni të njohur si Tierra Caliente, një pjesë e dhunshme e Meksikës perëndimore të kontrolluar nga karteli i drogës.

Në një raport paraprak, prokurori i përgjithshëm i Guerreros tha se përveç 18 personave që u vranë, tre të tjerë mbetën të plagosur.

Nuk është ende e qartë se cili mund të ketë qenë motivi i sulmit, por vrasjet e zyrtarëve lokalë nuk janë të rralla në atë zonë.

Në vitin 2018, të paktën tre kryetarë bashkie, ish-kryetarë bashkie dhe kandidatë për kryetar bashkie u vranë.

Bashkia e San Miguel Totolapan e goditur nga plumbat, Meksikë.  Foto: 5 tetor 2022

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA