Flet “ylli” i Milanit: Ndjeva presion, por s’mund ta humbisja mundësinë

05/10/2022 13:05

Rafael Leao, “ylli” i kampionëve të Italisë, po përjeton një nisje fantastike të sezonit në aspektin personal.

Në një intervistë për kanalin zyrtar të UEFA-s, Rafael Leao ka folur për vështirësitë e hasura që në fëmijëri.

“Isha i destinuar të luaja futboll, jetoja në një lagje të varfër dhe nuk ishte e lehtë. U largova nga Sportingu në moshën 19-vjeçare dhe qëndrova te Lille për vetëm një sezon. Më pas erdhi telefonata nga Milani. Kur Milan më kontaktoi, ishte një gëzim i madh. Isha i lumtur, por edhe i shqetësuar, sepse po flasim për një nga klubet më të mëdha në Itali. Por të shkosh në një klub të ri në moshën 19-vjeçare, nuk është e lehtë. Ndjeva se nuk mund ta përballoja presionin dhe se nuk mund të përgjigjesha pozitivisht në fushë. Por gjithashtu nuk mund ta humbisja mundësinë për të treguar ai që jam. Sot ndiej se jam një burim i çmuar për ekipin dhe për klubin.Në fushë mundohem të ndihmoj shokët e mi të skuadrës. Nëse besojmë në veten tonë, mundemi të shkojmë larg”.

“Ylli” i Milanit është vënë në qendër të vëmendjes jo vetëm për performancat e tij në fushë, pasi te kampionët e Italisë, ekziston një çështje “Rafael Leao” për sa i përket rinovimit të kontratës.

Shumë klube të mëdha europiane janë në kërkim të porugezit, ku garën e kryeson Chelsea, por, gjithsesi, Leao dhe drejtuesit e Milanit, me në krye Paolo Maldinin, janë optimistë që së shpejti do të arrihet një marrëveshje, pasi kjo është dëshira e të dy palëve./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA