16/11 23:37
Zbulohen formacionet e ndeshjes më të rëndësishme të raundit të tretë në grupet e Chamionsit, Inter-Barcelona.
Simone Inzaghi, trajneri i zikaltërve, ka vendosur të mbajë në stolin e rezervave futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Kristja Asllani, i cili luajti titullar në sfidën e Serinë A kundër Romës, në “San Siro”.
Në rreshtimin 3-5-2, në mesfushë i është dhenë një fanellë titullari Mkhitaryanit, ndërsa në sulm luan dyshja Martinez-Correa.
Në krahun tjetër, Xavi e nis me “tredhëmbëshin” Dembele-Lewandowski-Raphinha. Në mesfushë, Xavi i beson përvojës së Busquets pranë dyshës Pedri-Gavi, ndërsa mbrojtja është riformatuar thuajse nga e para për shkak dëmtimesh: Alonso-Garcia-Cristensen-Sergi Roberto.
Top Channel