Fotografët e botës së egër kanë kapur pamjet e kafshëve me pamje krejtësisht të veçanta që shumë pak mund të ketë rastin t’i shohë nga afër.
Kafshët albine duken shumë ndryshe me ngjyrën totalisht të bardhë të lëkurës. Megjithatë, jeta e tyre në natyrë është më e vështirë për shkak të shikimit të dobët dhe paaftësisë së tyre për t’u kamufluar dhe për t’iu fshehur grabitqarëve.
Disa prej tyre mbrohen nga njerëzit dhe në disa vende ka ligje për mbrojtjen e tyre.
Në qytetin Olney në Ilinois ketrat albinë janë parë që nga viti 1902. Në qytet ka ligje për të mbrojtur këto krijesa, duke përfshirë të drejtën e kalimit në të gjitha rrugët dhe trotuaret.
Në fotogalerinë më poshtë, njihuni me disa specie kafshësh albine, që duken krejt ndryshe:
Top Channel