Vrasësi i serial-killerit kanibal tregon motivin: “E pyeta nëse i kishte bërë vërtet ato gjëra” (fotot)

29/09/2022 16:13

Individi që është mbajtur si përgjegjës për vdekjen e një prej vrasësve serialë më të frikshëm në SHBA, Jeffrey Dahmer ka thënë se monstra kishte “kaluar kufirin” kur i kishte thënë me shaka të burgosurve të tjerë se ‘e kishte marrë malli të hante mish njeriu’.

Në vitin 1994, Christopher Scarver, 53 vjeç, u shpall përgjegjës për vrasjen e “Kanibalit të Milwaukee”, asokohe 34 vjeçar, dhe të një të burgosuri tjetër.

Scarver ka thënë në një intervistë të vitit 2015 se “e përçmonte” Dahmer pasi me ushqimin e tij “krijonte forma gjymtyrësh njerëzorë” dhe më pas hidhte salcë të kuqe duke i bërë të dukeshin si të përgjakura.

Scarver tha:Ai më pas i vendoste ato në vende ku të shiheshin nga të tjerët, e kishte kaluar kufirin me disa, të burgosur, staf i burgut. ka njerëz të burgosur që shfaqin sjellje pendese, por ai nuk ishte një prej tyre”.


Në vitin 1992 Scarver kishte vrarë shefin e tij për një rrogë të papaguar, dhe u dënua me burgim të përjetshëm në të njëjtën kohë me Dahmer në burgun e Wisconsin.

Ai thotë se dinte “të ruante distancat” nga vrasësi famëkeq, i cili kishte një roje sigurie me vete gjithë kohës, prej marrëdhënies së tensionuar me të burgosurit e tjerë.

Por Scarver nuk donte të bëhej pjesë e sensit të shtrembër të humorit të killerit serial, kështu që nuk kishte bashkëvepruar me të deri në vitin 1994, kur Scarver, Dahmer, dhe i burgosuri tjetër Jesse Anderson, ishin lënë të pa-prangosur duke kryer disa detyra pastrimi.

Scarver që ishte 25 vjeç asokohe, kishte me vete një gazetë ku përshkruheshin aktet djallëzore të kryera nga Dahmer.

Aty detajohej sesi Dahmer kishte vrarë, copëtuar dhe në disa raste konsumuar mishin e një totali prej 17 meshkujsh e të miturish, nga viti 1978 deri në 1991.

Sipas intervistës së tij Scarver po mbushte një kovë me ujë kur Dahmer dhe i burgosuri tjetër Anderson nisën ta ngacmonin me shaka nga prapa.

 Killeri Dahmer, asokohe 34 vjeç, u pyet nga Scarver, i cili mbante një shufer metali në dorë.

Ai thotë:E pyeta nëse i kishte bërë vërtet ato gjëra, që unë i përçmoja thellësisht. Ai u shokua dhe tha ‘po’ dhe shpejt nisi të shihte nga dera për t’u larguar, unë e ndalova dhe më pas përfundoi i vdekur. Ia ula hundën.”

Mjekët konfirmuan se Dahmer kishte vdekur nga fraktura të shumta në fytyrë.

Scarver kishte sulmuar më pas dhe Anderson, i cili ishte asokohe 37 vjeç, për çka thotë se ndodhi e njëjta gjë: “Ia ula hundën dhe atij”.

Anderson, i cili qe burgosur për vrasjen e gruas së tij, vdiq dy ditë pas sulmit.

Sipas një artikulli të Chicago Tribune në vitin 1996, Scarver shpjegonte veprimet e tij në burg duke thënë se “Zoti i kishte thënë ta bënte.”

Scarver tha më vonë se kishte vrarë Anderson pasi ai kishte prishur një portret të Martin Luther King deh se ishte përpjekur t’ua hidhte fajin njerëzve me ngjyrë për vrasjen e gruas së tij.

FOTO GALERI
1/5
Dahmer kishte vrarë, copëtuar dhe në disa raste konsumuar mishin e një totali prej 17 meshkujsh e të miturish

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA