Ditën e sotme është mbajtur ceremonia mortore e kryeministrit më jetëgjatë të Japonisë Shinzo Abe, por e gjithë situata e krijuar krijoi grupime me mendime të ndryshme midis qytetarëve.
Në ceremoninë e lamtumirës të pranishëm ishin qytetarë të thjeshtë dhe personalitete nga e gjithë bota.
Kjo është hera e dytë në historinë e pasluftës të Japonisë, ku një politikani i është bërë funeral shtetëror.
Jashtë Budokan, arenës në Tokio ku po bëhej funerali, radha e vajtuesve që mbanin lule u shtri për më shumë se 3 km.
Por pak larg përpara parlamentit japonez, mijëra të tjerë u mblodhën për të demonstruar me zhurmë dhe zemërim kundërshtimin e tyre.
E gjithë situata e krijuar ka shkaktuar polemika të mëdha në lidhje me shpenzimet marramendëse që janë bërë.
Kjo gjë u përball me një reagim të ashpër, e cila u pasua me protesta nga personat që ishin kundër.
Abe u admirua gjerësisht jashtë vendit, por ai ishte një figurë përçarëse në vend. Sipas BBC shumë nga protestuesit jashtë parlamentit ishin të zemëruar për koston e funeralit prej 10.7 milionë dollarësh.
Ish-kryeministri u vra në muajin korrik, pasi u qëllua dy herë nga një armë e bërë vetë nga autori.
Vrasja tronditi të gjithë vendin, i cili nuk ishte përballur më parë me krime të tilla.
Top Channel