Digjet makina në Bilisht/ Në pronësi të 27-vjeçares që u konfliktua me policinë më parë dhe u shoqërua në komisariat

25/09/2022 08:13

Një makinë është djegur në Bilisht rreth orës 02:20 pas mesnatës.

Bëhet me dije se automjeti është në pronësi të shtetases Deizi Arapi, kjo e fundit e njohur për konfliktin me policinë e këtij qyteti ku edhe me pas u shoqërua në komisariat.

Kjo është hera e dytë që 27-vjeçares i digjet makina në derën e shtëpisë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, por nuk përjashtohet mundësia e konflikteve të saj.

 

Deizi Arapi

“Më datë 25.09.2022, rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit“, sipas policisë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA