“Për’puthen” rikthehet me “Kapitull të ri”: Heidi Baci moderatore, Drini Zeqo dhe Erjola Doçi opinionistë, surpriza në sezonin e ri
Në Londër është duke u zhvilluar Laver Cup, turneu që vendos në sfidë tenistët europianë kundër kolegëve të tyre nga pjesa tjetër e botës.
Vëmendja nga ana e publikut londinez është e lartë dhe këtë ka kërkuar ta shfrytëzojë një djalosh i cili shtyu për disa minuta startin e ndeshjes mes Stefanos Tsitsipas dhe Diego Schwartzman.
Qëllimi i djaloshit ishte të protestonte kundër përdorimit të jahteve private në Britaninë e Madhe, ndërsa forma e protestës ishte ekstreme duke qenë se ai i vendosi flakën krahut të tij. Ndërkohë, e menjëhershme ishte ndërhyrja e punonjësve të sigurisë që pasi shuan flakët e shoqëruan djaloshin jashtë fushës duke e dërguar edhe në spital për t’u siguruar rreth gjendjes shëndetësore të tij.

Top Channel