LIVE Champions League në Top Channel/ Rikthehet baraspesha në “Dragao”, McTominay shënon për italianët (Video)
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje për bashkimin e të gjitha forcave opozitare në një front të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës.
Berisha deklaroi se opozita është shumicë në Tiranë dhe në Shqipëri, ndërsa theksoi se PD-ja duhet të marrë rolin drejtues në përpjekjet për zgjerimin e këtij fronti politik.
“Opozita në fakt sot është shumicë në Tiranë dhe ju garantoj që është shumicë në Shqipëri.
Por në këtë mbledhje, mesazhi im kryesor për ju është që do bëni çdo përpjekje në rrethet tuaja, në qytetet tuaja, në qarqet tuaja për një front sa më të gjerë antinarkoshtet.
Është koha të bëjmë çdo përpjekje për t’u bashkuar me të gjithë ata që konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe të këtij vendi. Ne jemi sot forca kryesore politike e vendit. Na përket ne.
Ne jemi sot forcë kryesore politike e vendit, ndaj dhe na përket ne të shtrijmë dorën, të vendosim urat e bashkëpunimit me të gjithë spektrin opozitar në çdo qark, në çdo rreth, në çdo qytet dhe kudo.
Flamingot, u faktua se me diktaturën, me narkodiktaturën sado të dukesh, do një front të fuqishëm opozitar. Ata intelektualë dhe jo të paktë që për idealet dhe parimet e tyre shkonin çdo ditë, ata e kuptonin shumë mirë këtë, që duhej një thirrje, i bashkimit të të gjitha forcave politike.
Por flamingot e kishin kapur për fyti. Ata nuk kishin zë. E kishin kapur për fyti. Tani nuk mund të mohohet që flamingot patën një jehonë të jashtëzakonshme dhe i treguan botës se Edi Rama është një diktator, është një hajdut, është një mashtrues.
Shpërtheu lëvizja studentore dhe këtu Partia Demokratike dhe demokratët kanë një meritë të veçantë, që në orën e parë u bashkuan me këtë lëvizje, me parimin: mbështetje të plotë dhe totale dhe mbrojtje të studentëve.
Lëvizja studentore ishte lëvizja e guximtarëve dhe trimave të paparë gjer sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës. Ajo me shpejtësi të rrufeshme fitoi një simpati të jashtëzakonshme. Skena të qëndresës së atyre vajzave që i gjuanin si barbarë me topa uji dhe që mbronte e ishin kapur njëra me tjetrën, apo skena që qëllonin në ballë pa asnjë shkak protestuesit.
Barbaritë dhe qëndresa e bënë lëvizjen e studentëve shqiptarë lëvizjen më të dashur të njerëzve të lirë në mbarë botën.
Dhe është në nderin tuaj, të demokratëve që u bënë mbështetje e fuqishme, me aq sa patën mundësi, parzmore e tyre, në të gjitha etapat”, tha ndër të tjera Berisha.
Top Channel