Disa faqe qeveritare iraniane kanë rënë nga sistemi, si pasojë e sulmit të kryer nga grupi i hakerëve, Anonymous.

Ky grup e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, pas protestave kombëtare që janë mbajtur si shenjë pakënaqësie për vdekjen e 22-vjeçares, Mahsa Amini, pas arrestimit nga Policia për Moral në Iran.

Faqja e presidencës iraniane, e agjencisë së lajmeve Fars – e afërt me autoritetet – dhe e Qendrës forenzike të Iranit, janë në mesin e faqeve që janë ende të paqasshme.
Më 20 shtator, një faqe në Twitter, e cila pretendohet se i përket grupit, Anonymous, ka postuar një video-mesazh që ofron mbështetje për të drejtat e grave dhe vajzave.

“Ne jemi këtu dhe jemi me ju. Na pritni!” është thënë në mesazh.

“Kjo është hera e fundit”, dëgjohet duket thënë një burrë, që besohet se ka referencë vdekjen e Aminit.

“Populli iranian nuk është vetëm”.

Irani është përballur me protesta kombëtare në Iran për shkak të vdekjes së Aminit.

Qeveria iraniane ka bllokuar thuajse krejtësisht internetin.

NetBlocks, grup vëzhgues me bazë në Londër, ka thënë se Irani është aktualisht subjekt i kufizimeve më të mëdha të internetit, prej protestave të mbajtura në nëntor të vitit 2019, për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.

Vala e fundit e protestave është zgjeruar në mbi 80 qytete të Iranit dhe të paktën nëntë vdekje janë konfirmuar nga burime të ndryshme./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA