Lanë dardanët për kuqezinjtë/ Dy talente me origjinë nga Kosova zgjedhin të luajnë për Shqipërinë

21/09/2022 12:17

Pas një periudhe armëpushimi mes përfaqësueses së Dardanëve de Kombëtares kuqezi, duket se zgjedhja e dy mesfushorëve Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti për të luajtur për kombëtaren shqiptare U21 ka rikthyer sërish debatin.

Trajneri i përfaqësueses së Kososvës U21 Afrim Toverlani ka reaguar negativisht i pari për grumbullimin e këtyre dy lojtarëve nga trajneri Alban Bushi duke theksuar: “Bën mirë të marrë lojtarët e tij, boll ka marrë Shqipëria nga ne….

Për këto deklaratë Alban Bushi në prag të ndeshjeve miqësore me Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë thekson.

 “Unë thërras lojtarë shqiptarë, nuk di të ndaj kosovar apo shqiptarë…”, tha Alban Bushi.

Kombëtarja do të zhvillojë dy ndeshje miqësore për të testuar emrat e rinj të grumbulluar pasi rreth 90% e ekipit është ndryshuar, me ndeshjet miqësore në Kroaci, më 23 shtator ndaj Maqedonisë së Veriut dhe më 25 shtator ndaj vendasve të Kroacisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA