19 shtatori “i mallkuar” në Meksikë/ Tërmeti për herë të tretë në të njëjtën datë

20/09/2022 12:42
People gather outside after a magnitude 7.6 earthquake was felt in Mexico City, Monday, Sept. 19, 2022. The quake hit at 1:05 p.m. local time, according to the U.S. Geologic Survey, which said the quake was centered near the boundary of Colima and Michoacan states. (AP Photo/Fernando Llano)

Një tërmet me magnitudë 7.5 ka goditur Meksikën perëndimore ditën e djeshme duke vrarë të paktën një person dhe duke shkaktuar përmbytje në bregun e Paqësorit.

Ajo se çfarë e bën akoma edhe më të frikshme ngjarjen për njerëzit atje  është fakti se tërmeti ndodhi për të tretin herë , në të njëjtën datë me dy tërmete të tjera shkatërruese që kanë goditur vendin disa vite më parë.

“Jam shumë e frikësuar, është e pabesueshme që po ndodh sërish në të njëjtën datë si vitet e tjera, mendoj që do të ndodh sërish”, tha María Bolano.

“E vërteta është se momente si këto janë shumë të vështira, ne rijetojmë përvojën e kaluar, tërmetin e fundit, mbi të gjitha, shpresoj që qeveria mund të kuptojë se çfarë po përjetojnë qytetarët, jo vetëm gjatë tërmetit, por para dhe pas”, u shpreh Arturo García.

Tërmeti i djeshëm erdhi saktësisht pesë vjet pasi një tërmet vrau 370 njerëz dhe shkaktoi dëme të mëdha në të gjithë qendrën dhe jugun e vendit. Një tërmet i mëparshëm në të njëjtën ditë në vitin 1985 vrau rreth 5000 njerëz.

Alarmet për tërmetin e ri erdhën më pak se një orë pas një simulimi të tërmetit mbarëkombëtar që shënoi tërmetet e këtyre dy viteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA