“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”/ Deklarata e fortë e gazetarit: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, janë ndërtuar suita që jepen me qera
Autoritetet greke kanë zbuluar një rrjet të trafikut të kokainës që transportonte drogën nga Kolumbia drejt Greqisë, duke e fshehur atë brenda ngarkesave me trëndafila.
Sipas njoftimit të Autoritetit të Pavarur për të Ardhurat Publike (AADE), hetimi zbuloi një ngarkesë me 80 kuti me trëndafila, e cila ishte nisur nga Bogota dhe kishte mbërritur në një pikë shitjeje lulesh në Artemida, në Athinë.
Nga kontrolli i 80 kutive, autoritetet gjetën se 15 prej tyre përmbanin trëndafila me përzierje artificiale, brenda të cilave ishte fshehur kokaina, raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe.
Operacioni vijoi në një banesë në Marathona, ku autoritetet, në bashkëpunim me EKAM, D.A.O.E. të Policisë Greke dhe një ekip të Administratës Amerikane për Zbatimin e Ligjit Antidrogë (DEA), arrestuan një shtetas shqiptar, i cili akuzohet edhe për vrasje, si dhe djalin e tij.
Gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan 2 kg të tjera kokainë, një laborator i plotë për përpunimin e drogës dhe një armë e fshehur në oborr.
Në total, sasia e kokainës së sekuestruar arrin në 84 kilogramë. Autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu një automjet luksoz dhe vijojnë kërkimet për dy persona të tjerë, një burrë dhe një grua, kjo e fundit e paraqitur si përgjegjëse e dyqanit të luleve.
Për çështjen është përgatitur dosja hetimore, e cila do t’i përcillet prokurorit kompetent.
Top Channel