Gjermania i “shpall luftë” Rusisë? Aktivitete spiunazhi dhe sabotimi, qeveria gjermane shqyrton masat e ashpra Presidenti amerikan, Donald Trump i vendosa sërish në pozitë të vështirë aleatët europianë: Shefi i Shtëpisë së Bardhë kërkoi që vendet europiane t’u kthejnë Shteteve të Bashkuara paratë e shpenzuara për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës gjatë mandatit të paraardhësit të tij, Joe Biden.
Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump e vlerëson ndihmën amerikane për Ukrainën në “qindra miliarda dollarë”, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara e kanë ofruar atë pa marrë kompensim. Sipas Trump, kjo është një shumë që vendet europiane do të duhej ta kishin paguar nëse barra financiare e ndihmës do të ishte ndarë ndershmërisht mes tyre. “Ne do të kërkojmë kthimin e këtyre parave, edhe pse me vonesë”, shkroi Trump.
Shifra e përmendur prej tij megjithatë është e debatueshme dhe ndryshon në varësi të mënyrës se si llogaritet ndihma amerikane për Ukrainën. Në të njëjtin postim, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë “sasi praktikisht të pakufizuara municionesh” dhe se disponojnë shumë më tepër municione nga sa mund të nevojiten, përfshirë edhe për përdorim të mundshëm kundër Iranit. Ai theksoi gjithashtu se industria amerikane vazhdon të prodhojë municione në sasi të mëdha.
Këto deklarata vijnë pas raportimeve se rezervat amerikane të disa sistemeve të armëve te precizonit të lartë dhe raketave kundërajrore janë reduktuar ndjeshëm si pasojë e konfliktit me Iranin, çka ngriti shqetësime lidhur me gatishmërinë e ushtrisë amerikane për t’u përballur me konflikte të mundshme në të ardhmen.
Top Channel