“Gjetja” e shqiptarëve për fshehjen e drogës te lulet, shikoni si janë “transformuar” trëndafilat që bënin transportin nga Kolumbia në Greqi

10/09/2026 12:26

Policia greke ka dhënë disa detaje të reja lidhur me sasinë e kokainës së kapur një ditë më parë në kryeqytetin helen.

Sipas informacioneve të deritanishme të siguruara nga korrespondenti i Top Channel Artur Bibe, autoritet amerikanë kanë dhënë alarmin lidhur me një linjë trafiku nga Kolumbia drejtë Europës, me protagonistë shqiptarë.

Menjëherë janë vënë në mikroskopin e anti drogës dërgesat e mallrave që mbërrijnë në Athine nga ky vend i Amerikës latine.

Menjëherë sapo sasia prej 80 kutish me lule të llojit trëndafila ka mbërritur në aeroportin e Athinës, anti droga ka zbuluar se në 15 prej tyre gjendeshin në total 80 kg kokainë e pastër.

Në vazhdim anti droga ka mësyrë në  magazinën e pritësve të mallit në lagien Artemidha të Athinës ku ka arrestuar katër persona, ndërsa dy të tjerë janë ndaluar në zonën e Marathonës ku u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, njëri prej të cilëve ishte në kërkim për akuzën e vrasjes me paramendim.

Në banesë u gjetën edhe 2 kg kokainë e gatshme për shitje. Të gjithë personat e përfshirë janë me shtetësi ose origjinë shqiptare. Ata po hetohet në lidhje me aktivitetin e këtij grupi kriminal.

 

 

Top Channel