Dita e sotme është një makth i vërtetë në aspektin e sigurisë për autoritetet në Londër, pasi forcave të policisë dhe ekipeve të emergjencës së Londrës ju duhet të merren si me mbrojtjen dhe sigurinë e liderëve dhe personalitetet më të larta të botës, po ashtu edhe me dëshirën e publikut për të t’i dhënë lamtumirën e fundit mbretëreshës së tyre.
I koduar me emrin “Operacioni Ura e Londrës-London Bridge”, organizimet për funeralin e monarkes më jetëgjatë të Britanisë janë trajtuar me kujdes ekstrem prej vitesh .
10,000 oficerë policie dhe 1,500 ushtarë kanë formuar një mur të hekurt sigurie rreth Londrës qendrore për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Shumë rrugë dhe ura janë mbyllur për të lehtësuar trafikun dhe gati 23 milje barriera janë vendosur për të kontrolluar turmat dhe për të mbajtur zonat kryesore të sigurta. Mijëra anëtarë të forcave të armatosura nga Britania e Madhe dhe jashtë saj janë në gatishmëri për funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II .
Tre ekipet policore që veprojnë në kryeqytetin britanik, Policia Metropolitane, Policia e Qytetit të Londrës dhe Policia Britanike e Transportit, nisën planet e tyre të provuara mirë në të gjithë Londrën sapo u njoftua vdekja e Elizabeth II më 8 shtator.
Funerali i mbretëreshës është “operacioni më i madh i mbrojtjes globale që Policia Metropolitane ka ndërmarrë ndonjëherë” pasi “qindra liderë botërorë dhe VIP” zbresin në Londër. Ndërkohë, operacioni i madh logjistik ka përfshirë një mori aspektesh të tjera, si mjekët, tualetet, pastrimin e rrugëve dhe mbylljen e rrugëve.
Ura e Londrës u realizua në vitet ’60 dhe rishikohet të paktën tre herë në vit. Rishikimet e rregullta ishin jetike në luftimin e natyrës në ndryshim të kërcënimeve të sigurisë, nga nacionalizmi irlandez në vitet 1970 dhe 80, tek ekstremizmi islamik kohët e fundit.
Top Channel