Lamtumira e fundit! Ceremonia madhështore në Londër në nder të Mbretëreshës Elizabetë II/ Arkërmorti mbërrin në kapelën e St. George

19/09/2022 17:58

Mbretëresha Elisabeth II varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore, ngjarje që po vlerësohet si operacion i “paprecedent” i sigurisë në kryeqytetin britanik.

Mëngjesin e së hënës, arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike u nis për në rrugëtimin e saj të fundit: fillimisht arkivoli u dërgua në Kishën e Uestministerit, ku u mbajt një shërbesë fetare në të cilin morën pjesë mijëra persona. Pas rreth një ore shërbim, arkëmorti ishte në Wellington Arch.

Më pas ceremonia mortore u zhvendos në Kështjellën Uindsor për një shërbim më privat. Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeta II ka mbërritur në kapelën e Shën Gjergjit, aty ajo ku do të prehet.

17.20 Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeta II mbërrin në kapelën e St. George

17.53 Kurora mbretërore largohet nga arkëmorti i Mbretëreshës Elizabeta II
Ky është një nga momentet më të rëndësishëm të ceremonisë së sotme. Kurora e Mbretërisë së Bashkuar dhe skeptri u larguan nga arkivoli i Mbretëreshës, për t’u kthyer sërish në Kullën e Londrës.

Në fund, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip. Në pllakën prej mermeri në varrin e saj do të gdhendet: Elizabeth II 1926-2022.

Dita e varrimit pritet të jenë emocionale për shumë britanikë dhe ceremoni të tilla varrimi shtetëror Britania nuk ka organizuar qe 60 vjet, përkatësisht që nga varrimi i Wiston Churchill. Qindra mijëra persona kanë dalë  në rrugët e Londrës nëpër të cilat do të kalojë arkivoli i Mbretëreshës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit monarkes. Ndërkaq, miliona të tjerë në mbarë botën po përcjellin ceremoninë mortore përmes transmetimeve të drejtpërdrejta.

14:42 Arkëmorti i Mbretëreshës Elisabeth niset drejt Windsor

Arkëmorti i Mbretëreshës Elisabeth është nisur drejt Windsor, ndërsa rruga është mbushur me qytetarë të cilët brohorasin. Në ceremoninë mortore që pritet të mbahet në Windsor priten rreth 800 të ftuar,  kështu që është një ngjarje më e vogël se ajo që u mbajt në Westminster.

13:37 Funerali i mbretëreshës/ Vajtuesja e fundit në radhë që nderoi mbretëreshën: Ishte privilegj!

Dielli lindi më bukur se kurrë sot mbi Buckingham Palace dhe Westminster, pikërisht në mëngjesin e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth të dytë, monarkes më të gjatë të Britanisë, dhe mbretëresha që shumica e britanikëve kanë njohur ndonjëherë.

13:35 Mesazhi prekës mbi arkivolin e Mbretëreshës Elisabeth nga djali i saj, Mbreti Karli III

Një letër është vendosur mes luleve në arkivolin e Mbretëreshës Elisabeth II, ku lexohet: Në kujtim të dashur dhe të përkushtuar. Charles R.” Lulet sipër arkivolit janë mbledhur nga pallati Buckingam dhe vendet e preferuara të mbretëreshës.

13:19 Karroca historike që transporton arkëmortin e Mbretëreshës Elisabeth II/ Shërbeu në funeralin e babait të saj, gjyshit, stërgjyshërve

Karroca që transportoi arkëmortin e Mbretëreshës Elisabeth II në Westminster Abbey është ndryshe nga ajo që u përdor në procesionin nga Buckingham Palace të mërkurën. Ajo është përkujdesur nga Marina Mbretërore që nga viti 1901 dhe shërbeu për funeralin e mbretëreshës Victoria, e cila ishte stërgjyshja e Mbretëreshës Elizabeth II.

13:10 Të ftuarit e nderit/ Marrin pjesë qindra krerë shtetesh, në Londër dhe perandori e perandoresha e Japonisë

Me një ceremoni madhështore shtetërore Britania e Madhe i jep sot lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elisabeth II.

13:06 Operacioni London Bridge/ Britanikët janë trajnuar me kujdes prej vitesh për këtë moment

Dita e sotme është një makth i vërtetë në aspektin e sigurisë për autoritetet në Londër, pasi forcave të policisë dhe ekipeve të emergjencës së Londrës ju duhet të merren si me mbrojtjen dhe sigurinë e liderëve dhe personalitetet më të larta të botës, po ashtu edhe me dëshirën e publikut për të t’i dhënë lamtumirën e fundit mbretëreshës së tyre.

12:57 Një spektakël solemn/ Si do shpaloset zhvillimi i funeralit të Mbretëreshës

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të zhvillohet sot në Westminster Abbey para se Madhëria e saj të prehet së bashku me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, në kishëzën e St George në Windsor.

12:48 Princi George dhe princesha Charlotte marrin pjesë në funeral

Trashëgimtari i fronit William dhe bashkëshortja e tij Kate vendosën se dy fëmijët e tyre George dhe vajza Charlotte ishin mëse gati për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elisabeta e dytë.

12:42 Ndalon “jeta” në Britani, 4 miliardë vetë do ndjekin funeralin e Mbretëreshës

4.1 miliardë vetë pritet të  ndjekin sot  funeralin e monarkes më jetëgjatë të Britanisë, Elizabeta e dytë, duke e bërë atë transmetimin më të ndjekur televiziv të të gjitha kohërave. Kjo shifër  është gjithashtu, çuditërisht, më shumë se dyfishi i popullsisë totale të botës, 2 miliardë, kur ajo lindi në 1926.

 

12:33 Funerali i Mbretëreshës Elisabeth II/ Në shërbim këndohet himni nga dasma me Princin Philip

Një himn që u këndua në dasmën e princeshës së atëhershme Elisabeth dhe Lt Philip Mountbatten në vitin 1947, po këndohet në funeral. Mbretëresha ka lindur në Westminster Abbey. Është vendi ku ajo u martua në vitin 1947 dhe u kurorëzua në vitin 1953 dhe ku mori pjesë në dasmat dhe funeralet mbretërore.

11:58 Funerali i Mbretëreshës Elisabeth II, familja ndjek arkëmortin! Mbërrin në Westminster Abbey

Arkëmorti i Mbretëreshës Elisabeth II është larguar nga Westminster Hall dhe ka mbërritur në Westminster Abbey për shërbimin funeral shtetëror. Mbreti Karli III, motra e tij Princesha Anne dhe vëllezërit e tij, princat Andrew dhe Edward ndjekin pas arkivolin. Gjithashtu pas arkivolit të mbretëreshës janë princat William dhe Harry, dhe Peter Phillips, i cili është djali i Princeshës Anne dhe një prej nipërve të tjerë të Mbretëreshës.

11:00 “Duam t’i themi lamtumirë!” qindra mijëra qytetarë presin të shohin “udhëtimin e fundit” të Mbretëreshës Elisabeth II

Qindra mijëra qytetarë janë mbledhur në Londër  për të parë procesionin e funeralit të Mbretëreshës Elisabeth II. Më vonë ata do të ndjekin arkëmortin e mbretëreshës të kalojë ngadalë përpara tyre përpara se të hyjë në mjediset e Kështjellës Windsor. Maureen Smith, 70 vjeç, erdhi rreth orës 22:00 mbrëmë me vajzën e saj Debbie Costello, 42 vjeç dhe mbesën Macey.

Kush do të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës?

Mbi 2.000 persona do të marrin pjesë në shërbesën në Kishën Uestminister, në krye me Mbretin Charles III dhe pjesëtarë të familjeve mbretërore nga e mbarë bota. Në varrim po ashtu do të marrin pjesë edhe politikanë të ndryshëm, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden.

Po ashtu, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë ftesë për të qenë e pranishme në ceremoninë shtetërore të varrimit të Mbretëreshës.
Ndërkaq, në shërbesën që mbahet në faltore e Shën Xhorxhit në Kështjellën Uindsor janë ftuar 800 mysafirë.

Në varrimin e Mbretëreshës, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar anëtarët e familjeve mbretërore nga Evropa dhe bota. Perandori i Japonisë Naruhito dhe Perandoresha Masako thyejnë traditën japoneze, duke marrë pjesë në funeralin e monarkes britanike.

Fëmijët e Mbretëreshës, Mbreti Charles III, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward qëndrojnë pranë arkivolit të nënës së tyre, teksa mijëra njerëz bëjnë nderime para arkivolit të monarkes britanike.

Po ashtu, Mbreti Willem-Alexander i Holandës, Mbretëresha Maxina dhe Princesha e Kurorës Beatrix kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Në varrim merr pjesë edhe mbreti Philippe i Belgjikës, Mbreti Harald V i Norvegjisë dhe Princi Alberti II i Monakos.

Mbretëresha Margrethe e Danimarkës – që ka anuluar një sërë ngjarjesh për të shënuar 50-vjetorin e saj në fron pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II – do të marrë pjesë në varrim. Ajo është kushërira e tretë e Mbretëreshës britanike. Po ashtu, Mbreti i Spanjës, Felipe VI do të jetë i pranishëm me gruan e tij, Letizia. Edhe babai i tij, ish-mbreti spanjoll, Juan Carlos I – që abdikoi nga froni më 2014 – ka konfirmuar pjesëmarrjen në funeral.

Përveç presidentit amerikan, Joe Biden, Mbretëria e Bashkuar tha se pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe liderë të tjerë në botë.

E pranishme do të jetë edhe gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Olena. Ftesën e ka pranuar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili e ka quajtur Mbretëreshën Elizabeth II si “mbretëreshë të përjetshme”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ai i Brazilit, Jair Bolsorano, po ashtu marrin pjesë.

Kina ka njoftuar se i pranishëm do të jetë zëvendëspresidenti, Wang Qishan.

Në mesin e 500 liderëve botërorë do të jenë edhe ata të Italisë, Gjermanisë, Izraelit, Koresë së Jugut, Irlandës dhe liderët e 56 shteteve të Komenuellthit.

Por, ka edhe ata që nuk janë ftuar. Për shkak të raporteve të tensionuara, Mbretëria e Bashkuar ka ftuar ambasadorët – jo krerët e shtetit – të disa shteteve, sikurse Iranit, Nikaraguas dhe Koresë së Veriut.

Rusia dhe Bjellorusia janë në mesin e një grupi të vogël që nuk janë ftuar fare në varrim për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin – ndaj të cilit Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione për udhëtim – veçse ka thënë se nuk do të mund të marrë pjesë në varrim. Po ashtu, liderët talibanë afganë nuk janë ftuar, e as liderët e Mianmarit, Sirisë dhe Venezuelës.

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, tha se varrimi shtetëror i Mbretëreshës Elizabeth II paraqet një sfidë “të paprecedent” sigurie, pasi qindra mijëra persona do të jenë në Londër.

“Kanë kaluar dekada qëkur ne kemi pasur kaq shumë liderë botërorë në një vend. Kjo është e paprecedent… në raport me gjërat e tjera që ne po trajtojmë njëkohësisht”.

Ai tha për Associated Press se mund të ketë persona që duan t’iu bëjnë keq liderëve botërorë, prandaj, “ne po punojmë jashtëzakonisht fort – policia, shërbimet e sigurisë dhe shumë të tjerë – për t’u siguruar që varrimi shtetëror të shkojë si duhet”, tha ai.

Mbi 10.000 policë do të ofrojnë siguri në Londër të hënën. Qindra vullnetarë dhe anëtarë të ushtrisë po ashtu do të jenë në detyrë.

Për shkaqe sigurie, autoritetet në Londër kanë ndaluar fluturimin e përkohshëm të dronëve, ndërkaq aeroporti Hithrou do të ndalojë fluturimet, me qëllim që të mos krijohet zhurmë gjatë funeralit të monarkes.

Sfidë tjetër e sigurisë do të jenë turmat e njerëzve. Arkivoli i Mbretëreshës do të udhëtojë nëpër Londër në një distancë prej 32 kilometrash dhe e gjithë rrugët që do të përshkojë kortezhi mortor, do të ketë barriera. Kjo pasi, anash pritet të mblidhen afër qindra mijëra persona.

Agjenda e ditës së sotme:

    • 6:30  – Dera e hapur për publikun për të parë arkivolin e Elizabeth II mbyllet.
    • 8:00 – Dyert e Westminster Abbey hapen për 2000 të ftuarit e pritur – nga liderët botërorë te punëtorët e bamirësisë dhe perandori japonez
    • 10:44 – Kortezhi i parë i ditës do të niset, me mbretin Charles dhe anëtarët e tjerë mbretërorë që ecin pas arkivolit të Mbretëreshës ndërsa tërhiqet nga marinarët në karrocën e armëve shtetërore nga Salla e Westminsterit në Westminster Abbey
    • Ora 11:00 – Nis shërbimi mortor shtetëror
    • Ora 11:55 – Tingëllon zhurma e fundit, e ndjekur nga një heshtje kombëtare për dy minuta
    • 12:00 – Shërbimi përfundon dhe në orën 12:15 një procesion i dytë, më i madh sjell arkivolin e saj në Wellington Arch
    • 13:00 – Arkivoli i saj transferohet në makinën funerale dhe dërgohet në Windsor përgjatë një rruge që pritet të vijë nga turma.
    • 15:00 – Fillon procesioni i tretë i ditës, përmes terrenit të Kështjellës Windsor deri në Kapelën e Shën Gjergjit
    • Ora 16:00 – Shërbesa e përkushtimit bëhet në kapelën e Shën Gjergjit
    • 9:30 – Familja mbretërore kthehet në kishë për një shërbim varrimi privat ku Elizabeth II do varroset së bashku me bashkëshortin e saj të ndjerë, Dukën e Edinburgut

10:54 Ceremoni faraonike luksoze për lamtumirën e fundit të monarkes Elisabeth II, sa i kushtueshëm është funerali dhe kush paguan për të

Shifrat e sakta nuk dihen, por është e sigurt se do të kalojnë rreth 4 milionët e shpenzuara për lamtumirën e fundit të Zonjës Dianës, por edhe 5 milionët e ndara për funeralin e Nënës Mbretëreshë. Asnjë krahasim me kostot e bëra për ceremoninë e Princit Philip, e cila, për shkak të kufizimeve anticovid, ishte organizuar në një formë më modeste.

09:04 Probleme me udhëtimin për në Windsor/ Ndërpritet shërbimi hekurudhor, shkak dëmtimi i telave elektrikë

Great Western Railway (GWR), kompania britanike e trenave, ka lajmëruar se të gjitha linjat hekurudhore midis Slough dhe Paddington janë të bllokuara për shkak të dëmtimit të telave elektrikë lart. Kjo po pengon udhëtimet për personat që duan të udhëtojnë drejt Londrës, për funeralin e Mbretëreshës nga Aeroporti Reading ose Heathrow.

08:47 Përcjellin sot për në banesën e fundit monarken më jetëgjatë në histori, si do të vishen anëtarët e familjes mbretërore

Në shenjë respekti dhe nderimi për Mbretëreshën Elizabeth II, anëtarët e familjes mbretërore britanike do t’i përmbahen një kodi veshjeje për funeralin shtetëror të së hënës. Mbreti Charles do të veshë një uniformë ceremoniale njëditore me medalje dhe do të mbajë kadife të kuqe dhe të artë Field Marshall Baton që Mbretëresha i dha atij në 2012, kur ai fitoi atë emër. Princi Eduard, Princesha Anne dhe Princi William do të veshin uniforma dhe medalje ushtarake. Ndërkohë, Princi Andrew dhe Princi Harry pritet të veshin rroba civile pavarësisht se janë anëtarë të shërbimit në pension, pasi të dy nuk kanë më detyra zyrtare mbretërore.

FOTO GALERI
15/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA