Financimi i Partisë Demokratike në vitin 2017 nga Rusia, ka ngritur mjaft debate dhe pikëpyetje në vend.
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kulluri, u shpreh mbrëmjen e sotme në “Top Story” se dyshimi më I madh është se për çfarë janë përdorur ato para pasi nuk ka pasur asnjë aktivitet që I justifikon ato shuma marramendëse.
Ai tha se kjo mund të jetë ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit.
Kulluri: Ne nuk dimë se çfarë ka ndodhur, di që ka pasur një hetim. Nëse zoti Muzin ka një dënim dhe e ka sqaruar pozicionin e tij, besoj ka folur. Nëse ka kryer vepër penale, logjikisht me deduksion e ka sqaruar mospërputhshmërinë e dy deklaratave që ka bërë. Dyshimi që kanë pasur organet amerikan është se për çfarë janë përdorur paratë pasi nuk ka aktivitetet që të justifikojnë këto shuma marramendëse. Nëse Muzin e ka sqaruar këtë çështje se është PD-ja dhe Basha që i ka kërkuar këto të ardhura, këtu kemi mosdeklarim të ardhurave nga PD-ja. Rasti më i rëndë për të, nuk janë këto dy vajzat e kompanisë, është një kompani tjetër ku pronarja e saj është nëna e vajzave. Binakja përfshihet në transaksione me shërbimin sekret rus dhe kjo është më e rënda. Kjo është një përgjegjësi e madhe e Partisë Demokratike, kjo mbase është ngjarja më e rëndë ndoshta e 30 viteve të fundit. Basha ka gënjyer në lidhje me pagesën për foton me Trump. Nuk ka asnjë justifikim shkresor për procedurën. Veprimet janë kryer jashtë Shqipërisë. Ne rastin më të mirë rrezikon të akuzohet për fshehje te ardhurash.
Një ditë më parë, një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe mes tyre ishte Shqipëria. “Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane. Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha e mohoi duke deklaruar se “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.”
Top Channel