Sulm kibernetik ndaj vendit të NATO-s: Dokumentet sekrete të aleancës në “Dark Web”!

14/09/2022 10:48

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Portugalisë ka nisur me urgjencë hetimet mbi një sulm kibernetik ndaj Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të saj, përmes të cilit dokumentet e klasifikuara të NATO-s janë tërhequr e janë nxjerrë në shitje në ‘rrjetin e errët’.

“Konfirmojmë se ka nisur një hetim. Ai drejtohet nga zyra e prokurorit publik të Departamentit Qendror të Hetimit dhe Prokurorisë (DCIAP),” pohuan burime këtij institucioni. Sipas gazetës portugeze Diário de Notícias, qeveria u informua për situatën javën e kaluar nga shërbimet amerikane të inteligjencës përmes ambasadës së SHBA-së në Lisbonë, edhe pse besohet te kete pasur nje komunikim te drejtperdrejt edhe me kryeministrin António Costa në muajin gusht.

E njëjta gazetë thotë se rasti konsiderohet “jashtëzakonisht serioz” ; ekspertët kibernetikë amerikanë sipas saj, kanë zbuluar se në rrjetin e errët “dark web”, janë hedhur për shitje me qindra dokumente të dërguara nga NATO në Portugali, të klasifikuara si konfidenciale.

Ministria e Mbrojtjes pohoi se tashmë po heton “të gjitha shenjat e një shkeljeje të mundshme të sigurisë kompjuterike”, por sipas saj “ndjeshmëria” e procedurave nënkupton se komentet e mëtejshme në këtë pikë, nuk janë të përshtatshme. Ajo sqaroi ndërkohë se hetimet po mbikqyren nga Zyra e Sigurisë Kombëtare, “me të cilën Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura jane duke punuar në koordinim të ngushtë”.

Një ndër funksionet e Zyrës së Sigurisë Kombëtare është të “garantojë sigurinë e informacionit të klasifikuar brenda kornizës kombëtare dhe organizatave ndërkombëtare në të cilat Portugalia është palë” si dhe të ushtrojë “funksionin e autoritetit të akreditimit për personat fizikë ose juridikë për hyrjen dhe trajtimin e informacionit të klasifikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA