Në prag të ndeshjes ndaj Dinamos së Zagrebit në Ligën e Kampionëve, Paolo Maldini është ndalur të flasë për merkaton e Milanit këtë verë dhe mbi të gjitha për rinovimet e kontratave, teksa pranoi negociatat me tre prej tyre.
Drejtori Sportiv i kuqezinjve të Milanos pranoi se klubi po punon për të rinovuar me lojtarë si Leao, Bennacer e Kalulu, por la të kuptohet se nuk do të jetë aq e lehtë të arrihet një marrëveshje.
“Kemi bërë një merkato shumë të mirë dhe jemi më të fortë se sezonin e kaluar, megjithatë objektivat duam t’i vendosim rrugës. Kemi nisur prej kohësh diskutimet për rinovimin e kontratës me Leaon, Bennacer e Kalulu, por nuk kemi akord ende. Rinovimet mund të jenë të lehta, ose të komplikuara. Vullneti i klubit dihet, por gjithçka varet nga vullneti i vetë futbollistëve”, deklaroi Maldini./ Super Sport
Top Channel