Interi bën detyrën ndaj Plzenit, Sportingu befason “in extremis” Tottenhamin

13/09/2022 21:16

Gjithçka e lehtë për Interin në raundin e dytë të ndeshjeve në grupet e Championsit.

Skuadra zikaltër fitoi 0-2 në fushën e Victoria Plzenit falë golave të Edin Dzekos dhe Dumfries. Një rezultat i pritshëm, pasi diferencat në cilësi janë shumë të mëdha mes dy ekipeve.

Sulmuesi boshnjak e zhbllokoi përballjen në minutën e 20-të, i shërbyer nga Correa. Ndëshkimi me karton të kuq i futbollistit vendës Bucha në minutën e 61-të shoi shpresat e Plzenit për rezultat pozitiv. Golin e sigurisë Interi e realizoi në të 70-tën me Dumfries, që shfrytëzoi më së miri pasimin e Dzekos.

Dy gola të shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe në shtesë nga Paulinho e Arthur Gomes i dhanë fitoren Sportingut të Lisbonës ndaj Tottenhamit dhe kreun e klasifikimit në Grupin D. Pikërisht atëherë kur mendohej se skuadrat do të ndanin pikët erdhi zhbllokimi i rezultatit e vetëm tri minuta më vonë goli i dytë i vendasve, që la të zhgënjyer Conten./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA