Ndonëse u deklarua se mbështet masat e qeverisë për krizën energjetike apo paketën e ndihmës, deputeti socialist Erion Brace rezervoi në seancën plenare disa kritika e sugjerime.
“Ekonomia rrezikohet nga energjia. I mbështes masat e qeverisë, por një sugjerim e kam displinën fiskale të koorporateve tona.
Së dyti, qeveria të mendojë të ndërtojë vepra publike. Kemi nevojë për shumë punë. Jam i shqetësuar që nuk kemi realizuar investime. Investimet publike i japin punë njerëzve
Së treti, paketa është për t’u vlerësuar për rrogat, por për pensionet në gjykimin tim është e pamjaftueshme.
Kur flasim për lekët në bujqësi, paratë në letër bëhen mbështetje kur i merr bujku, jo kur i kemi ne në letër. Kam folur këtu më shumë se një herë nëse cmimet e lëndëve të para i lëmë pa kontroll, padiskutim që do paguash më shumë.
34 mijë aplikantë që do paguhen nga fondi i naftës kur janë 48 mijë, nuk do e ndihmojnë bujqësinë, as prodhimet e vitit tjetër. Bujqit tani duan paratë një për një për të 48 mijë aplikantët e naftës.” – u shpreh Braçe.
Top Channel