“Kamza t’i bashkohet Tiranës”/ Bashkia e kryeqytetit kërkon të zgjerohet edhe në Vorë
07/09/2022 15:21
Nuk janë vetëm demokratët që kërkojnë ndryshimin e hartës aktuale territoriale me 61 bashki për ta çuar në mbi 80.
Në komisionin e posaçëm të reformës administrative vijoi dëgjesa me përfaqësues të bashkive.
Nënkryetari bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku deklaroi se nuk mund të mos thuhet se reforma ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm.
Më pas numri dy bashkisë së Tiranë kërkoi që kjo reformë të ndryshojë kompozimin aktual të bashkisë më të madhe në vend.
“Të shtohet në bashkinë Tiranë, Vora edhe Kamza”, tha Mazniku
Në kushtet kur Mazniku kërkon këtë ndryshim paçka se nuk e kanë artikuluar publikisht demokratët synojnë që njësitë administrative Farkë dhe Baldushk t’i kthejnë në bashki.
Top Channel