Në ceremoninë e celjes së Panairit të Verërave në Beograd, në kuadër të Ballkanit të Hapur, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se nisma dhe pse e kritikuar gjithmonë, synon ta bëjë Ballkanin edhe më tërheqës.
“Dua të them dicka mjaft personale. Ideja jonë për Ballkanin e Hapur gjithmonë ka patur nga ata që kanë qenë kundër, ka patur kritikë, apo nga ata që kërkonin të gjenin gjilpërën në kashtë, për arsye të ndryshme, shumë njerëze s’iu pëlqeu kjo ide.
Kjo në fakt na ka sjellë më pranë njëri tjetrit. Ballkani i Hapur ka sjellë vetëm gjëra të mira dhe ne do vijojmë të punojmë më me zell, për një Ballkan më të mirë e më tërheqës. Uroj ta shijojmë këtë nismë.” -u shpreh Vuçiç.
Panairi i Verërave në Beograd bëri sot bashkë për herë të parë prodhuesit për të promovuar verërat e rajonit, krahas atyre botërorë.
Top Channel