Me triumfin në Belgjikë, Max Verstappen afrohet gjithnjë e më shume me titullin e dytë Botëror në Formula 1.
Kur kanë mbetur edhe tetë gara deri në fundin e sezonit, duken se vetëm një “vetvrasje” mund t’ia heq festën e titullit Verstappen.
Megjithatë, piloti i Ferrarit, Leclerc, ka detyrën të besojë për një mrekulli deri në fund ndërsa janë dy opsionet se si monegasku mund të triumfojë në fundin e këtij sezoni. SuperSport shkruan se skenari i parë që duket më shumë si një fantazi lidhet me incidentet që mund t’i ndodhin Verstappen dhe ky i fundit të mos mbyllë asnjë nga tetë garat e radhës.
Ndërkohë, në skenarin e dytë që është më realisti por tejet vështirë i realizueshëm, Leclerc duhet të shpresojë që Verstappen të mos arrijë më shumë se vendi i katërt në tetë garat e mbetura me francezin që nga ana e tij duhet të fitojë çdo fundjavë.
Nëse diçka e tillë realizohej, atëherë në fundin e sezonit, monegasku do të shpallej kampion i botës me një diferencë prej vetëm pesë pikësh nga Verstappen. Gjithsesi, opsione të tillë ngjasojnë më tepër me skenarë të filmave hollivudianë, pasi holandezi dhe RedBull gjatë këtij sezoni kanë treguar se pavarësisht problemeve, dominojnë ndaj rivalëve të Ferrarit në shpejtësi dhe strategji.
Top Channel