25/11 16:26
Liverpool ishte një përbindësh i vërtetë në ndeshjen përballë Bournemouth, të cilët i mundi me rezultati 9-0.
19-vjeçari e festoi vërtetë shumë atë moment, madje në një moment u pa edhe me lot në sy.
Duke folur pas ndeshjes, sulmuesi tha se goli ishte një dedikim për gjyshen e tij që kishte ndërruar jetë pak ditë më parë.
“Gjyshja ime ndërroi jetë pak ditë më parë, ky gol ishte për të, si dhe tre pikët e fituara”-tha ai.
Për Elliott ishte goli i parë personal në Premier League, i dyti me fanellën e Liverpool-it pas atij kundër Cardiff-it në FA Cup./ Super Sport
Top Channel