Pas arrestimit të Jeton Lamit, agjentit të forcave operacionale pasi shoqëroi Ervis Martinajn të shpallur në kërkim nga policia, Agjencia e Mbikqyrjes Policore po verifikon të gjithë oficerët e Operacionales dhe të Reneas. 

Agjencia po verifikon punësimet e dyfishta të efektivëve, po ashtu dhe kontaktet e tyre jashtë orarit të punës.

Policia ka informacione se disa nga efektivët e këtyre njësive elitë jashtë orarit të punës punojnë si badygard të personave me ngarkesa penale çka I implikon ata në veprimtari të paligjshme.

Disa prej vrasjeve mafioze të ndodhura kohët e fundit në vend nde të pa zbardhura dyshohet se ekzekutorët kanë qenë profesionistë në përdorimin e armëve të zjarrit çka hedh hije dyshimi edhe mbi njësitë elitë në Policinë e shtetit.

Arrestimi në korrik të këtij viti i ish-oficerit tëRENEA-s Remal Rada, i cili pak muaj pas dorëheqjes u kap duke lëvizur me një snajper në makinë ngriti alarmin në Agjencinë e mbikqyrjes policore e cila përballë këtyre fakteve po përdor një filtër më të imtësishëm për njësitë elitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA