Kalimi i një dite në plazh me qenin tuaj mund të jetë një përvojë e paharrueshme. Por mund të jetë gjithashtu stresuese nëse neglizhoni disa këshilla. Pra, këtu janë gabimet që duhen shmangur.
Kujdes se ku e çoni! Nëse shkoni për pushime me qenin tuaj, ka gabime që duhen shmangur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të siguroheni që ta sillni mikun tuaj me 4 putra në vende të përshtatshme, plazhe qensh dhe plazhe të lira. Ja se çfarë nuk duhet të bëni…
Mos e lini në diell
Para se të shijojnë nxirjen, pronarët duhet të kenë parasysh rreziqet e ekspozimit të qenve në diell. Ashtu si njerëzit, në fakt, ata mund të pësojnë djegie ose goditje nga nxehtësia. Fatmirësisht, ka kremra kundër diellit për qentë. Pajisja me një çadër është shumë e rëndësishme për t’i dhënë hije dhe freski. Aksesorët ftohës mund të jenë gjithashtu një ndihmë e madhe.
Qeni nuk duhet lënë kurrë pa mbikëqyrje
Plazhi potencialisht ofron shumë hutime për një qen: zhurma, stimuj dhe ide që mund të nxisin kureshtjen e tij. Edhe në një mjedis në dukje të qetë, rreziqet mund të jenë të shumta. Prandaj nuk duhet ta humbisni kurrë nga syri, për sigurinë e tij, por edhe për respektin e të pushuesve të tjerë.
Mos e humbisni nga sytë ndërsa është në ujë
Jo vetëm në plazh, duhet mbajtur para syve edhe kur noton. Rrymat dhe baticat mund të jenë të pabesë edhe për notarin më të mirë me katër putra.
Mos harroni ta hidratoni vazhdimisht
Nxehtësia e diellit, së bashku me rërën dhe ujin e detit, mund ta bëjnë qenin më të etur se normalisht. Kjo është arsyeja pse ju duhet të merrni me vete shumë ujë të freskët dhe një tas portativ.
Mos e bëni të pijë ujë deti
Qentë tundohen të hanë rërë dhe të pinë ujin e detit, por duhet bërë gjithçka për ta shmangur për të evituar problemet me stomakun, dehidratimin, infeksionin apo çrregullimet e lëkurës.
Mos harroni çantën e tij të plazhit me sende thelbësore
Një tas, furnizime me ujë të freskët, ushqim, një peshqir, krem kundër diellit, çantën e ndihmës së parë dhe një jelek shpëtimi për ta lejuar atë të notojë i qetë.
Një markë veshjesh japoneze ka menduar që të krijojë një freskuese të vogël që mund të vishet nga qentë e macet, në mënyrë që të mos e ndjejnë vapën e madhe të verës. Top Albania Radio shkruan se pajisja është e vogël, e lehtë, funksionon me bateri dhe është e lidhur me një veshje të posaçme. Shpikësja e kësaj freskueseje për kafshë, Rei Uzawa, tha se:
“Qeni im e ndjente shumë vapën kur dilte xhiro dhe doja t’i jepja një zgjidhje këtij problemi”.
Top Channel