Villareal tregon muskujt, Valladolid nuk reziston më shumë se 45 minuta

13/08/2022 21:10

Villarreal e nisi me këmbën e mbarë edicionin e ri në La Liga duke mundur në transfertë me rezultatin 0-3 debutuesit e Real Valladolid.

Skuadra e Unai Emeri sinjalizon se në këtë edicion të ri do të provojë që të ketë një performancë si edicioni i shkuar, kur siguroi pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me të dyja ekipet që ishin të kujdesshme dhe bënë pak për të rrezikuar portat kundërshtare.

Pjesa e dytë nisi me më shumë ritëm, me Villarreal që ishte më kërkues dhe u shpërblye. Pino shërbeu saktë në të 49-ën për Jackson, i cili zhbllokoi rezultatin. Valladolid u përpoq që të reagonte, por nuk e pati të lehtë që të kalonte portierin Rulli, i cili bëri disa pritje vendimtare. Për të vulosur sfidën u kujdes Baena, i aktivizuar nga stoli. Në të 81-ën 21-vjeccari shënoi golin e dytë, ndërsa pak sekonda para fundit të kohës së rregullt, realizoi një perlë të vërtetë për të vulosur rezultatin përfundimtar.

Tre gola për tre pikë për Villarreal, që do të mendojë tani për ndeshjen me Hajduk Split në play-off të Conference Leage, ndërsa Real Valladolid do vizitojë Sevillan javën e ardhshme ku do të kërkojë pikën e parë./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA