Bayern Munchen luan të dielën (14 gusht) ndeshjen e dytë në kampionat dhe të parën në shtëpi.
Kampionët në fuqi presin Wolfsburgun në “Allianz Arena”, sfidë të cilën Matthijs De Ligt pritet ta nisë nga stoli.
Ashtu ndodhi edhe në sfidën e fituar 1-6 përballë Eintracht Frankfurt, me Julian Nagelsmann që preferoi dyshen Upamecano-Hernandez në qendër të prapavijës.
De Ligt, për të cilin bavarezët investuan 67 milionë euro, do jetë në pankinë edhe në përballjen me “Ujqit”, zgjedhje që e konfirmon vetë trajneri i Bayernit.
“Si trajner, kur ndryshon diçka, duhet të kesh parasysh dy gjëra: performancën dhe menaxhimim e ngarkesës së punës së zhvilluar. Për momentin nuk kam arsye për të bërë ndryshime në formacion.
Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm për mua, por nuk pres të ndryshoj formacionin nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme”, deklaroi Nagelsmann./ Super Sport
Top Channel