Përfitoi para me mashtrim dhe dokumenta false, arrestohet e reja në Tiranë (Emri)
10/08/2022 14:26
24-vjeçarja nga Tirana e identifikuar si Mariselda Çela është arrestuar, pasi përfitoi një shumë të konsiderueshme parash nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara.
Në operacionin policor të koduar “Bribery” u bë i mundur kapja e të resë e cila ishte shpallur në kërkim.
Ajo ka mashtruar persona të ndryshëm, duke iu premtuar kalimin e mallrave në doganë, pa kontroll doganor, kundrejt vlerave monetare.
Mbi të rëndojnë veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel