U rrëzua nga shkallët teksa po punonte në një hotel, transportohet në spital 48-vjeçari në Vlorë

09/08/2022 17:16
Foto ilustruese

Një 48-vjeçar ka pësuar aksident në punë ditën e sotme në Himarë, teksa po puonte në një hotel.

Ai është paraqitur në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 09.08.2022, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkalla, gjatë punimeve në një hotel, në Himarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA