Festa e lakrorit/ Polenë, banorët nxjerrin gatimet tradicionale
07/08/2022 12:19
Festa e Lakrorit, u organizuar si çdo vit në Fshatin Polenë duke sjellë në qendër të vëmendjes një nga gatimet më të njohura të zonës lakrorin me dy petë të pjekur në saç.
Festa organizohet prej 14 vitesh por synimi është që të konsolidohet kjo traditë ku marrin pjesë amvisa nga Polena, të cilat përgatisin lakrorin me dy petë, të ndihmuara nga bashkëshortët që kujdesen për pjekjen në saç për ta ofruar më pas për turistët.
Risi e këtij viti është promovimi i gatimit të lakrorit në saç gjatë gjithë vitit nga amvisat në Polenë, duke iu dhënë mundësi vizitorëve vendas dhe të huaj, jo vetëm ta shijojnë, por edhe ta shohin nga afër mënyrën e veçantë të përgatitjes së tij.
Top Channel