Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale.

Së fundmi, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi).

Dyshja nuk na i kursejnë momentet romantike apo dedikimet për njëri-tjetrin në rrjete sociale, ku edhe pse për një kohë të shkurtër në lidhje gjërat mes tyre duket se po bëhen tepër serioze.

Top Albania Radio shkruan se thënë kjo, jo vetëm nga postimet e tyre, por dhe nga një ‘lutje’ e këngëtares në Instagramin e saj pak orë më parë.

Teksa ka ndarë me ndjekësit një video nga dasma e dy miqve të saj duke i uruar, krahas bukuroshja ka shprehur dëshirën që pas tyre të jetë radha e saj.

Epo, ne ndjejmë një dasmë në horizont, po ju?

“Urime! Pas jush ishalla…”

E ftuar në episodin e fundit të “A Live Night” ishte artistja shumë e dashur dhe e komentuar, Fifi. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht, Fifi na zbuloi gjithçka në lidhje me dashurinë e saj të madhe muzikën.

Hapat e parë, projektet e para, vështirësitë dhe sakrificat, njerëzit që e kanë ndihmuar përgjatë rrugëtimit e shumë të tjera zbuloi ditën e sotme Fifi në “A Live Night”.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA