Dukshmëria nën ujë mund të kalojë 100 metra dhe spektakli i dritës dhe errësirës është hipnotizues.

“Uji këtu vjen nga një akullnajë që është rreth 50 kilometra në veri, akulli shkrihet në heshtje e shkon nën tokë deri këtu. Pra, ne kemi të gjithë këtë sistem filtrimi përmes shkëmbinjve vullkanikë që na japin ujë super të pastër”,  tha instruktori Thomas Gov.

Korridoret e shkëmbinjve të zhytur në ujë formojnë zgavra të thella midis dy kontinenteve, të cilat largohen nga njëri-tjetri me rreth dy centimetra çdo vit.

Çarja dhe e gjithë lugina që përshkon ishullin, e bën atë një nga zonat vullkanike më aktive në Tokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA