Tani është pjesë e Bayernit, holandezi zbulon pse iku nga “Zonja e Vjetër”

28/07/2022 18:57

Matthijs de Ligt rikthehet të flasë për përvojën e tij tek Juventusi. Mbrojtësi holandez, i transferuar pak ditë më parë te Bayerni, zbuloi për ESPN arsyen që e shtyu atë në korrik të vitit 2019 të largohej nga Ajaxi për t’iu bashkuar Juves.

“Zgjodha të shkoja tek Juventusi me idenë për të luajtur futboll më sulmues, sepse trajner ishte Sarri: ai ka një reputacion të madh për atë që bëri me Napolin dhe Chelsea-n dhe mendova se do të gjeja një stil loje të ngjashëm me të Ajaxit. Fatkeqësisht pas një viti ai u largua”.

De Ligt më pas theksoi se largimi i Sarrit ndikoi në vendimin e tij për t’u larguar nga Seria A. Me Sarrin në stol, mbrojtësi holandez shënoi 4 gola dhe dha 1 asistim në 39 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar edhe një titull kampion./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA