“Mashtrues ordiner!”/ Meta sulmon Bashën për djegien e mandateve: Isha kundër bastit të çmendur

25/07/2022 20:05

Ish-presidenti Ilir Meta ka sulmuar ish-kreun e PD, Lulzim Bashën për djegien e mandateve duke e cilësuar si ‘mashtrues ordiner’.

Në fjalën e tij në Konventën Kombëtare, Meta tha se ka qenë kundër bastit të opozitës për të lënë parlamentin në shkurt të vitit 2019.

E dimë që është bërë çdo gjë për ta bllokuar referendumin nga një grup politikanësh që shpesh bëjnë teatër nëpër media, nuk bëjnë gjë veçse plaçkitin çdo ditë popullin e Shqipërisë. Viktima është populli. Edhe ju ishit target i tyre gjatë 5 viteve që kaluan dhe më duhet që të mos kthehem në analizë, ti bëj të qartë çdo anëtari e simpatizanti të LSI por edhe çdo qytetari të Shqipërisë që Ilir Meta ka qenë kategorikisht kundër bastit të çmendur për t’i besuar një mashtruesi ordiner që të gënjen pa kuptim duke djegur mandatet, duke lënë parlamentin, duke bojkotuar pushtetin vendor. Djegia e mandateve ishte planifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë, nga oligarkët se duhej braktisur dhe pushteti lokal”, tha Meta në Konventën Kombëtare të LSI.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA