
Vajza transgjinore e Elon Musk bën paraqitjen e saj të parë në një shfaqje ‘drag’: Bëra ëndrrën realitet!
16/06 16:28
Panda gjigante Mei Xiang shënoi sot 24-vjetorin e saj, me ushqimet speciale të përgatitura nga stafi i kopshtit zoologjik kombëtar Smithsonian në Washington.
Arusha dashamirëse dha shfaqjen e kënaqësisë së saj për publikun duke luajtur e duke shijuar frutat e ëmbëlsirat e ngrira te përgatitura për të.
Madje zyrtarët përveç vizitorëve në kopsht, kanë vendosur dhe kamera me transmetim direkt për të ndjekur “ditën e veçantë të akullores” së Mei Xiang.
Dyshja e pandave iu dhuruan atij nga ish-kryeministri kinez Zhou Enlai si një gjest vullneti të mirë për popullin amerikan.
Këtë vit në muajin prill, kopshti festoi gjithashtu 50 vjetorin e prezencës së pandave në SHBA.
Top Channel