Ariu panda Mei Xiang celebron 24-vjetorin në kopshtin amerikan të Uashington (video relaksuese)

22/07/2022 19:29

Panda gjigante Mei Xiang shënoi sot 24-vjetorin e saj, me ushqimet speciale të përgatitura nga stafi i kopshtit zoologjik kombëtar Smithsonian në Washington.

Arusha dashamirëse dha shfaqjen e kënaqësisë së saj për publikun duke luajtur e duke shijuar frutat e ëmbëlsirat e ngrira te përgatitura për të.

Madje zyrtarët përveç vizitorëve në kopsht, kanë vendosur dhe kamera me transmetim direkt për të ndjekur “ditën e veçantë të akullores” së Mei Xiang.

Pandat e para erdhën në Shtetet e Bashkuara në vitin 1972, pas një vizite të presidentit Richard Nixon në Kinë.

Dyshja e pandave iu dhuruan atij nga ish-kryeministri kinez Zhou Enlai si një gjest vullneti të mirë për popullin amerikan.

Këtë vit në muajin prill, kopshti festoi gjithashtu 50 vjetorin e prezencës së pandave në SHBA.

FOTO GALERI
1/3
Arusha dashamirëse dha shfaqjen e kënaqësisë së saj për publikun

Top Channel