50 mijë spektatorë sfiduan temperaturat e larta që kanë pushtuar këto ditë Francën për të dëgjuar grupin legjendar Rolling Stones.
Përpara një publiku të të gjitha brezave, Stones sollën në Lion hitet e tyre ndërkombëtare, duke filluar nga “Angie” te “Satisfaction”, ndërsa fansat dinin përmendësh çdo tekst.
Nën diellin flakërues të 19 korrikut në stadiumin e mbushur plot, ky u cilësua koncerti i vitit në qytetin francez.
“Rolling Stones? Është e gjitha jeta, një gjeneratë e tërë, madje disa gjenerata, që nga vitet ’60. Nuk do të gjejme më një bandë të tillë”, thotë një fans.
“‘Sex rock dhe rock and roll’, janë ata, janë të vërtetë! Ky është rocku i vërtetë”, shprehet një tjetër.
Me 60 vjet përvojë duke elektrizuar skenat në mbarë botën, legjendarët e Rolling Stones po mbajnë turneun evropian të titulluar “Gjashtëdhjetë”. Mosha nuk ndryshon asgjë! Keith Richard, Mick Jagger dhe anëtarët e tjerë të bandës, të cilët po i afrohen të 80-ave, ndezin stadiumin, teksa festuan gjashtë dekada karrierë.
Rolling Stones u kthyen në Lyon pesëmbëdhjetë vjet pas koncertit të tyre të fundit në Lyon në Stade Gerland. Por nëse atëherë interpretoni para 2500 tifozë, të martën dhuruan emocione për 50.000 njerëz, nga 70.000 ulëse që kishte stadiumi.
Turneu evropian që nisi në qershori në Madrid të Spanjës, do të përfundojë më 3 gusht në Berlin pas 14 koncerteve në dhjetë vende.
Top Channel