Një ekip zhytësish në Francë kanë mbetur të habitur kur teksa pastronin një kanal në Paris, nxorën prej aty biçikleta, karrocë fëmijësh, madje edhe televizorë.
“Kur shihni se çfarë ka nën sipërfaqe, është me të vërtetë një kantier mbeturinash. Ka gjithçka: dyshekë, biçikleta, ekrane televizorësh dhe njerëzit notojnë këtu, ndaj dhe ne po pastrojmë”, tha zhytësi.
“Ka shumë pishina në Paris, por janë ose të shtrenjta ose të mbushura plor me njerëz. Por kjo është perfekte, në fakt, është shumë e mrekullueshme që po e pastrojnë kaq mirë”.
Zhytësit thonë se qytetaret duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për mbajtjen pastër të kanalit.
“Është plotësisht e mundur të notosh në qytet”, por nuk duhet të harrojmë që ujërat duhet ti mbajmë pastër thanë ata.
Top Channel