Orët e fundit kanë qenë intensive për politikën në Britaninë e Madhe, teksa Boris Johnson tani është më afër se kurrë kolapsit pas 41 dorëheqjeve që erdhën zinxhir pas atyre të ministrit të financave dhe atij të shëndetësisë
Më shumë ministra dhe ish-aleatë tërhoqën mbështetjen e tyre për kryeministrin britanik dhe i kërkojnë atij të japë dorëheqjen, por Johnson rezistoi duke thënë se do të luftonte, të paktën për momentin, edhe pse skandali i fundit seksual i deputetit konservator Kris Pincher që përfshiu Downing Street po e fundos atë gjithnjë e më shumë.
Shpërbërja spektakolare e karrierës politike të Johnson-it mund të jetë tashmë disa orë nga përfundimi; ndërsa ligjvënësit konservatorë po diskutojnë mundësinë për riformulimin e rregullave të partisë së tyre dhe për të votuar për ta rrëzuar atë nëse është e nevojshme.
Deri të mërkurën në mbrëmje, një delegacion i ministrave të shkoi në Doëning Street për t’i thënë atij të largohej.
Midis tyre ishte Sekretarja e Brendshme Priti Patel – një nga mbështetëset më besnike të Johnson – si dhe aleati i tij për një kohë të gjatë dhe ministri i lartë i kabinetit, Michael Gove, gjithashtu i kërkoi atij të mërkurën pasdite të pranonte se koha e tij ka mbaruar, por përgjigja që mori ishte se ai tashmë ishte i pushuar.
Tani Johnons ka vetëm dy mundësi ose të japë dorëheqjen deri të enjtën, ose kundërshtarët e tij do të lëvizn cdo gurë për ta rrëzuar atë maksimumi brenda javë së ardhshme.
Top Channel