Prokuroria e Posaçme, SPAK ka publikuar bilancin për muajin qershor.
Gjatë muajit qershor janë regjistruar 12 kallëzime penale, nga të cilat për pesë është vendosur mosfillim i hetimeve.
Ndër të tjera:
• Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
• Janë dërguar për gjykim 3 procedime penale me 26 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 25 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
• Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme është miratuar nga Gjykata e Posaçme një masë sigurimi personal ndaj një personi nën hetim.
• Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 5 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 29 të pandehur.
• Janë kthyer 54 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.
• Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 22 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.
• Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi per konfiskimin e pasurive të luajtshme si më poshtë:
– Automjete 6 copë
– Aparate celulare 82 copë të markave të ndryshme
– Laptop 6 copë
• Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e Vlerave Monetare si më poshtë:
– 303.800 (treqind e tremijë e tetëqind ) mijë lekë
– 20.074 (njëzetmijë e shtatëdhjetë e katër) EURO
– 1.005 (njëmijë e pesë) paund (GBP)
– 12.000(dymbëdhjetë) mijë dollarë
– 2200 (dymijë e dyqindtë) franga
• Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 30 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 3 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.
• Janë vënë në ekzekutim 3 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore; janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.
• Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë.
• U është kthyer përgjigje e plotë 24 (njëzetë e katër) kërkesave për informacion brenda muajit Qershor 2022.
Top Channel