Gazetarja Anila Hoxha, ka vizituar edhe sektorin e narkotikëve ku qëndrojnë prova edhe si evidenca për t’ju nënshtruar ekspertimit kimik, ku siç kuptohet mbizotërojnë droga të ndryshme si kanabis madje edhe sintetike.  

Laboratori kimik në institutin e policisë shkencore përpunon qindra prova që policia i përcjell në formën e drogave të vogla të drogës të sekuestuara përdoruesve, në formën e bimëve të asgjësuara në parcela, apo në trajta të tjera që kërkojnë ekspertizën e kimistëve. Pa harruar të përmendin se policia e Tiranës kryeson me kërkesat për ekzaminim të sasive me drogë për përdoruesit, për shumë qytete të tjera nga jugu dhe veriu vijohet të ndërrohen rrënjë kanabis sativa. Por edhe kokaina është kthyer në një konkurrente të hashashit në fushën e përdorimit

“Në rastin konkret kishte një pluhur të dyshuar si heroinë  por testi i ngjyrës dhe analiza e tregoi për paracetamol kafeinë. Ne bëjmë testin e ngjyrës që në këtë rast mund të jetë kokainë apo lidokainë “- tha Sinkron ekspertja Erida Nallbani eksperte kimike.

“Problemi nis prej kohës së kërpit në 2005 që u mboll në Shkodër dhe në aty nisëm të implementojmë kontrollin kimik që të përcaktohet sasia. Na duhet ta hapim që të bëjmë peshimin dhe ekzaminimin që kërkon policia. 90% e rasteve është kanabis.”- tha Artemida Kociraj eksperte kimiste

“Tani jemi në kohën e zhvillimit të planit kombëtar të luftës së goditjes së bimëve narkotike dhe këto 2-3 muaj do të kryesojmë gjithmonë provat që do të bijnë për tu ekzaminuar në laboratorin e kimisë.”- tha Niko Brahimaj.

Top Channel